11 mars 2011. Këto janë pamjet e katastrofës që shkaktoi tërmeti prej 9 ballësh të shkallës rihter në rajonin verior japonez, ndër më të fuqishmit në histori. Lëkundjet e tmerrëshme të tokës u pasuan nga nja cunami që shkatërroi qytete të tëra dhe shkaktoi rrjedhje radioaktive në centralin bërthamor të Fukushimas, Daiiçi. Katastrofa më e rëndë bërthamore në botë që nga Çernobili.
Rreth 20 mijë persona humbën jetën dhe rreth gjysmë milioni u zhvendosën nga rajoni.
10 vjet më pas, kur më shumë se 40,000 njerëz nuk mund të kthehen ende në shtëpitë e tyre, Japonia përkujtoi viktimat me një minutë heshtje. Perandori Naruhito tha se vendi duhet të mësojë nga e kaluara dhe të ndërtojë një komb më të fuqishëm për të ardhmen.
Në Fukushima, zonat përreth impiantit të shkatërruar kanë ende ndotje radioaktive. Qeveria japoneze shpenzoi rreth 300 miliardë dollarë për të rindërtuar shtëpitë, rrugët, linjat hekurudhore dhe infrastrukturat e tjera por caktivizimi i impiantit të gjymtuar do të kërkojë dekada dhe miliarda dollarë.
Vetëm nëntë nga 33 reaktorët komercialë të Japonisë janë aprovuar për rifillim sipas standardeve të sigurisë pas Fukushima dhe vetëm katër janë duke operuar, krahasuar me 54 para katastrofës.