Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ka ndaluar që zyrtarët e lartë serbë të futen në Kosovë për të bërë fushatë.
Jetlir Zyberaj nga MPJ është shprehur se ky është një vendim që është marrë nga autoritetet kosovare e kanë marrë pas kërcënimeve që po iu bëhen komunitetit serb në Kosovë nga ana e Beogradit zyrtar.
“Zgjedhjet e 6 Tetorit janë zgjedhje të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj.
Zyrtarët e Beogradit nuk mund dhe nuk do të lejohen të bejnë fushatë zgjedhore në zgjedhjet e Kosovës. E as nuk do të tolerohën kërcënimet kundër komunitetit serb të Kosovës nga Beogradi.
Beogradi e di realitetin në Kosovë dhe konform kesaj duhet të sillet, duke respektuar kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.”