G20 diskuton për pandeminë dhe qasjen në vaksina

Diskutimet do të përqendrohen edhe në strategjitë që duhet përgatitur për t’u përballur me pandemitë e ardhshme.

Organizatorët e takimit në Romë thanë se qëllimi i tij është të paraqesë mesazhin e bashkëpunimit dhe solidaritetit.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, më 4 shtator u takua me ekspertë të shëndetit mendor. Ai tha se nuk mund të ketë shëndet të përgjithshëm dhe mirëqenie pa shëndet mendor.

“Në muajt e vështirë të pandemisë, kjo është bërë edhe më e rëndësishme”, tha ai.

Ministrat gjithashtu do të diskutojnë mënyra për të përmirësuar format se si ndahen njohuritë shkencore dhe si të bëhet më e drejtë qasja në vaksina.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje udhëheqësve botërore që të angazhohet për të rregulluar qasjen e barabartë në vaksina kundër COVID-19, në mënyrë që të parandalohet një valë e re e të infektuarve.

“Janë ndoshta 20 njerëz në botë që janë vendimtarë për zgjidhjen e këtij problemi të barazisë”, pati thënë zyrtari i lartë i OBSH-së, Bruce Aylward.

“Ne kemi nevojë që ata 20 persona të thonë: ne do ta zgjidhim këtë problem deri në fund të shtatorit. Ne do të sigurohemi që 10 për qind e çdo vendi të jetë i vaksinuar”, kishte thënë ai, transmeton AFP.

Leave a Reply