Udhëheqësit e financave të ekonomive më të rëndësishme botërore u takuan në Bali, teksa pasojat e pushtimit rus në Ukrainë po ndihen në mbarë botën.
Sekretarja e Thesarit e SHBA, Janet Yellen, gjatë së premtes (15.09) i kërkoi grupit të vendeve të pasura të G20-ës që të ndërmerrnin veprime të menjëhershme me qëllim ndalimin e krizës ushqimore, të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë.
‘Duhet të marrim masa për zgjidhjen e krizës afatshkurtër të pasigurisë ushqimore dhe po aq e rëndësishme është kriza afatgjatë e kësaj pasigurie, duke e lidhur këtë krizë edhe me ndryshimet e klimës’ – tha Yellen. “Shpejtësia dhe urtësia e vendimeve tona të tanishme do të tregojë rëndësinë e të pasurit të krizës nën kontroll” – shtoi ajo.
Ende tensione mbi marrëdhëniet me Rusinë
Agjenda dy-ditore e takimit të ministrave të financave të G20 në Bali të Indonezisë, është përqendruar tërësisht tek pasojat ekonomike të pushtimit rus në Ukrainë. Në takimin e prillit të G20-ës, sërish me tematikë kryesore financat, zyrtarët e SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Kanadasë dhe Ukrainës u larguan në shenjë proteste kundër pjesëmarrjes së të dërguarve rusë në samit.
Jo më larg se javën e kaluar, kryediplomati i Moskës u largua nga takimi me ministrat e Jashtëm të G20. Sergey Lavrov u tha homologëve të tij se lufta në Ukrainë nuk ishte shkaku për krizën botërore të urisë dhe sanksionet me qëllimin izolimin rus ngjanin me një deklaratë lufte.
Pasiguria për ushqimet dhe furnizimet me pleh kimik, shqetësimet kryesore