Këto janë pamjet që vijnë nga selia blu, aty ku përfundoi numërimi i votave për Degën 2 dhe Sali Berisha mori 693 vota, ndërsa Ibsen Elezi 31 vota.
Ndonëse procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende në të gjitha degët, ish-Kryeministri Sali Berisha kryeson dukshëm ndaj kandidatit tjetër për kryetar të PD, Ibsen Elezi.
Siç mund të shihet para selisë së Partisë Demokratike janë mbledhur simpatizantë të shumë, ndërsa pritet që ish-Kryeministri të ketë edhe një prononcim për mediat.
Sa i përket rezultatit përfundimtar ai pritet që të shpallet ditën e nesërme.