Shkencëtarët britanikë janë duke testuar një ilaç të ri që mund të parandalojë zhvillimin e sëmundjes tek ata që janë më të ekspozuar ndaj koronavirusit..
Terapia me antitrupa do të jepte imunitet të menjëhershëm dhe mund të administrohej si një trajtim urgjent për pacientët e shtruar në spital ose për grupet në rrezik. Ilaci u zhvillua nga Spitali i Kolegjit Universitar të Londrës (Uclh) dhe kompania AstraZeneca.
Kokteji i antitrupave mund të garantojë mbrojtje nga koronavirusi për një periudhë midis gjashtë dhe 12 muaj. Nëse miratohet, ai mund të jetë i disponueshëm nga muajit mars-prill.
Mbrojtja e menjëhershme që ilaçi premton, shkruan gazeta britanike The Guardian, mund të luajë një rol kryesor në uljen e ndikimit të virusit derisa të gjithë të vaksinohen.
“Përparësia e këtij ilaçi është se ju garanton antitrupa të menjëhershëm – shpjegon Catherine Houlihan, virologe angleze ndryshe nga vaksina qe do pak kohe qe te jete efektive .