Gati qeveria teknike në Maqedoninë e Veriut, ja emri për kryeministër

Në prill të vitit të ardhshëm Maqedonia e Veriut do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por 100 ditë përpara zgjedhjeve, në date 3 janar duhet të formohet qeveria teknike, e cila do të përgatitet për zgjedhjet.

Për caktimin e kabinetit të ri teknik qeverisës partitë kryesore janë në kërkim të emrave të rinj si për kryeministrin e përkohshëm ashtu edhe për ministrat.

ZORAN ZAEV

KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

Të premten e ardhshme do të kemi mbledhje të Këshillit Qendror, kërkojmë të na kuptoni sepse bëhet fjalë për marrëveshje mes pushtetit dhe opozitës për formimin e Qeverisë teknike, zgjedhjen e kryeministrit teknik që do të jetë në këtë pozicion 100 ditë, nga 3 dhjetori deri në formimin e qeverisë së re. Periudha që pason do ti zgjedhim personat dhe do t’i bëjmë publik emrat.

Nga ana tjetër kryetari i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, theksoi se për momentin partia që ai kryeson ka të paktën 100 mijë vota në avantazh më shumë se partia në pushtet e Zoran Zaevit.

Qeveria teknike do të krijohet sipas marrëveshjes së Përzhinës të vitit 2015. Në bazë të kësaj marrëveshje, qeveria teknike ka mandat 100 ditësh për organizimin e zgjedhjeve, ndërsa kryeministri teknik do të jetë nga partia që deri tani ka udhëhequr qeverinë nga LSDM-ja.

Një nga emrat që është lakuar për kryeministër teknik është Oliver Spasovski. Ndërsa opozita pritet të marrë postin e ministrit të Brendshëm, ministrinë e Bujqësisë, ministrinë e Punës Sociale si dhe poste zv/ministrash.

Poste ministrore do të ketë edhe për opozitën shqiptare.

Leave a Reply