Gazeta amerikane “Wall Street Journal” (WSJ), operacionin e shkëmbimit të kryer në Ankara nën menaxhimin e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë (MIT) e komentoi si “një tjetër sukses diplomatik për presidentin Erdogan”.
Në mesin e të liruarve përmes operacionit të shkëmbimit nga MIT-i ishte edhe gazetari i WSJ-ës, Evan Gershkovich thuhet në lajmin e gazetës ku rikujtohet se Turqia ka organizuar shumë “shkëmbime të burgosurish” që nga dita që shpërtheu lufta në Ukrainë.
Gazeta WSJ theksoi se operacioni i shkëmbimit ndërmjet ShBA-së dhe Rusisë është “një tjetër sukses diplomatik” për presidentin Erdogan dhe bëri vlerësimin se “i kujton edhe një herë Perëndimit vlerën e ndërmjetësimit të Turqisë”.
Më tej duke rikujtuar se Turqia ishte një lojtar efektiv në marrëveshjen e “Iniciativës së Drithit në Detin e Zi”, gazeta theksoi se Turqia zhvilloi bisedime paqeje për luftën e Ukrainës, megjithëse nuk arriti në një përfundim.
Gjithashtu WSJ-ja shkruan se presidenti Erdogan ka ndjekur një kurs të pavarur nga Perëndimi lidhur me marrëdhëniet me Rusinë.
Dje, MIT-i realizoi operacionin më të gjerë të shkëmbimit të periudhës së fundit, i cili përfshin shkëmbimin e ndërsjellë të 26 personave në burgjet në SHBA, Gjermani, Poloni, Slloveni, Norvegji, Rusi dhe Bjellorusi.
Në mesin e atyre që u shkëmbyen në operacion kryesojnë gazetari i “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich, ish-marinsi amerikan Paul Whelan, mercenari shtetasi gjerman, Rico Krieger, opozitari rus Ilya Yashin dhe oficeri i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse, Vadim Krasikov.