Nehring në një intervistë për “The Geopost” u shpreh se Rusia ka shpenzuar shumë para për të ndërtuar rrjete të propagandës dhe media të sponsorizuara nga Kremilini.
“Rusia ka bërë shumë përpjekje dhe ka shpenzuar shumë para për të ndërtuar rrjete të propagandës dhe dezinformimit dhe mediave të sponsorizuara nga Kremlini”, ka thënë ai.
Më poshtë mund të gjeni intervistën e plotë:
Ndikimi rus në Ballkan është një temë që trajtohet vazhdimisht nga ekspertë të politikave. Sa i pranishëm mendoni se është ky ndikim dhe kush ia mundëson Rusisë të jetë prezente në këtë rajon?
Nehring: Mendoj se Rusia është shumë e pranishme në Evropën Juglindore. Është e pranishme në të gjithë Evropën dhe ka shpenzuar vite, dekada, për të ndërtuar mekanizmat dhe instrumentet që ne tani mund të shohim Rusinë duke i përdorur në luftën në Ukrainë për përhapjen e propagandës dhe dezinformimit.
Dezinformimi i financuar nga Kremlini përbën një kërcënim për tregimin e së vërtetës për ngjarje të rëndësishme. Sa i përhapur mendoni se është ky dezinformim në Evropë? A e arrin Kremlini qëllimin e tij?
Nehring:Rusia ka bërë shumë përpjekje dhe ka shpenzuar shumë para për të ndërtuar rrjete të propagandës dhe dezinformimit dhe mediave të sponsorizuara nga Kremlini. Sa prezente janë, ndryshon nga vendi në vend. Në disa vende ato janë jashtëzakonisht të pranishme sepse mediat lokale kanë përvetësuar përmbajtjen e Sputnik ose Russia Today. Në disa vende të tjera, për shembull në Serbi, disa nga radiostacionet më të mëdha ose media të tjera të shkruara kanë marrëveshje me Russia Today dhe Sputnik dhe ata thjesht përshtasin përmbajtjen e prodhuar prej tyre. Në vende të tjera, për shembull në Gjermani, Russia Today ose Sputnik, drejtuesit e asaj që ata e quajnë media alternative (që në thelb janë media që kundërshtojnë gjithçka që thonë mediat e tjera kryesore dhe qeveritë) dëshmon se ata kanë shtrirje të kufizuar. Ata qëndrojnë brenda dhomave të tyre dhe arrijnë një audiencë, por nuk arrijnë shumicën e shoqërisë. Megjithatë, një rrezik i veçantë i paraqitur për këtë është se ata janë gjithmonë aty duke u përpjekur të ofrojnë një interpretim alternativ të ngjarjeve. Dhe rrjedha konstante e këtij lloji të dezinformatave, propagandës dhe informacioneve të rreme po përbën një kërcënim dhe presion të vazhdueshëm ndaj mediave cilësore, ndaj gazetarisë, ndaj politikës.
Përveç mizorive të kryera nga Rusia në Ukrainë, kjo luftë nga propaganda ruse paraqitet si një “operacion special ushtarak”. Sa mendoni se ndikon dezinformimi rus në opinionin e qytetarëve rusë për luftën në Ukrainë? Sipas jush, a ka ndikim më të gjerë kjo propagandë?
Nehring:Unë do të thosha se në Rusi mënyra se si Kremlini dhe media shtetërore ruse e prezantojnë luftën ka një efekt më të gjerë veçanërisht pasi ato mbyllën të gjitha mediat joqeveritare dhe stacionet e transmetimit të huaj, në mënyrë që të përpiqen të vendosin versionin e tyre si versionin e vetëm. Ajo që ne mund të dëshmojmë gjithashtu nga brenda Rusisë është se gjithnjë e më shumë njerëz përpiqen të anashkalojnë stacionet e mediave të huaja, për shembull siç mund ta dini unë punoj si gazetar për transmetimin gjerman të lajmeve Deutsche Welle dhe ajo që mund të shihnim ishte një rritje në programin e gjuhës ruse, veçanërisht në internet, nga njerëz që përdorin shfletuesit e platformave VPN për të anashkaluar censurën ruse të këtyre mediave. Pra, ajo përfshin gjithashtu një rritje, e cila natyrisht është e vërtetë vetëm për pjesën më të re të popullsisë. Kjo ka vetëm një shtrirje të kufizuar kryesisht, ndoshta, në mesin e rusëve që jetojnë jashtë vendit. Televizioni zyrtar shtetëror rus ose mediat e tjera shtetërore nuk po gatuhen në vende të tjera përveç Rusisë, kështu që unë do të thoja se media zyrtare ruse ka një shtrirje shumë të kufizuar në vende të tjera përveç Rusisë.
Si e shihni fundin e luftës në Ukrainë?
Nehring: Kjo është pyetje milion dollarëshe dhe mendoj se ka dy anë. E para është fundi ushtarak, i cili është shumë i vështirë të parashikohet. Unë do të thosha, ngjarja më e mundshme, duke gjykuar nga ajo që ka ndodhur deri më tani, mendoj se rezultati më i mundshëm është se konflikti për njëfarë kohe do të ngrijë dhe do të ketë një lloj marrëveshjeje të përkohshme dhe le të themi një ‘Luftë e Ftohtë’ e re (nëse përmendim skenarin e Berlinit pas Luftës së Dytë Botërore, ku u ndërtua një mur që ndan jo vetëm një vend, por të gjithë kontinentin). Kjo është një ngjarje që mund ta imagjinoj se ka shumë gjasa të ndodhë diku në të ardhmen e afërt. Pjesë të Ukrainës do të mbeten të pushtuara për një kohë më të gjatë. Çdo rezultat tjetër i mundshëm është para së gjithash më pak i mundshëm dhe së dyti varet nga ngjarje që janë të vështira për t’u parashikuar. Për shembull, çfarë ndodh brenda Kremlinit, nëse ata do të ngrenë një opozitë serioze ndaj Vladimir Putinit apo jo. Varet gjithashtu nga ngjarjet ushtarake dhe se sa e suksesshme mund ta luftojë Ukraina këtë luftë. Pra, në ngjarjet më të mundshme konflikti do të ngrijë diku në fund të këtij viti ose vitin e ardhshëm, por do të mbetet “Lufta e Ftohtë” e re në Evropë për dekadat e ardhshme./TheGeopost/