Kur është në pyetje kredibiliteti, autoriteti dhe interesi personal i Shaqir Fetait, ky nuk e ka për problem që të gënjejë madje edhe mu në mës të Muajit të Agjërimit; nuk e ka për dert që të heq dorë nga parimet e besimit të vet dhe të vihet në funksion të propagandës së ulët partiake
Nga Valbon Osmani
Dikush i ka premtur Shaqir Fetait duke e frymëzuar që të gënjejë në të mirë të partisë sepse, vetëm nëse partia ngelë në pushtet ai mund të vazhdojë me “reisllëkun” e grabitur tinëzisht dhe me tradhëti. Do me thënë që, Shaqir Fetai, po e ndjenë që lojërave të tij të pista po i vie fundi, pandaj, ka nevojë për premtim, të cilin e siguron në këmbim të vënies në shërbime që aspak nuk kanë të bëjnë me interesat e përgjithshme myslimane e aq më pak me fenë islame.
Rrena e radhës e Shaqir Fetait ishte se, në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, mbajtur më 26 mars, qenka vendosur të akreditohet “Medresja Isa Beu”, dëshirë kjo e kahershme e të gjithë myslimanëve të vendit.
E para, në asnjë rend të ditës së kësaj mbledhje të Qeverisë nuk është bërë fjalë për akreditim të Medresesë (këtë e dëshmojnë edhe ministrat e tjerë). Veçse nëse nuk e kanë vendosur korridoreve të qeverisë kryeministri teknik dhe ministri i arsimit!
E dyta, ky vendim “qenka sjellë” në ditën kur u shtrua një iftar edhe për veteranët e UÇK-së! Meqë kështu paska mundësi të veprojë kryeministri teknik, po pse nuk solli vendim për pensione të veteranëve të UÇK-së dhe këtë vendim t’ua kumtonte në çastin e iftarit?
E treta, çështja e akreditimit nuk është kompetencë e kryeministrit teknik, nuk është kompetencë as e kryeministrit “fuqiplotë”, madje as e kryetarit të shtetit! Shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut janë të lidhura me Kushtetutën, me Ligjin për arsimin e mesëm, shkollat fetare me Ligjin për bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, pra, i përket Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, i cili, më përpara do t’ia dilte ta akreditojë “Bogosllovinë” se sa Medresenë!
E katërta, shkollat e mesme fetare janë profesionale dhe prodhojnë kuadër teologjik për bashkësitë fetare respektive. Shteti i përcaktuar me Kushtetutë si shtet laik, e ka shumë të vështirë që të ndërhyjë në këtë aspekt pa e ndërruar Kushtetutën. Nuk mundet që shteti laik të prodhojë kuado fetar!
E pesta, pushteti, për t’i përforëcuar pozitat e veta edhe për një mandant, ka kërkuar angazhim konkret nga Shaqir Fetai. Ndonëse e dinë që autoriteti i tij ka rënë për toke, atëherë, ja, pushteti, ia jep një “joker” në dorë dhe kërkojën që të rrejë shlirshëm, sepse, të gjithë mendojnë se kjo temë është mjaft sensitive dhe se mund të kalojë nën një eufori që duhet ta përgatisë Shaqir Fetai. Dhe ky del dhe rrenë ashiqare, ju thotë medresantëve “urime, u akreditua Medresja”! Ky akt nuk është gëzim personal i Shaqir Fetait, sepse, i përke mbarë myslimanëve të vendit, të cilët, pa dyshim, nëse do t’i besonin Shaqir Fetait, lajmin do ta shndërronin në “festë popullore”! Madje, kësaj gënjeshtre nuk i beson as vetë Shaqir Fetai, prandaj e kumtoi me gjysëm goje!
E gjashta, stafi i Medresesë, duke pasur kujdes që mos të bie nën kurthin e të poshtrit Shaqir Fetai, nuk pranon që të lëshohet në pozita të gënjshtarit, porse, vetëm e kumton një mundësi reale: “Me vendim qeverie zgjidhet problemi i “Medreses Isa Beu“. Nxënësit të cilët do ta kryejnë arsimin e mesëm në Shkollën e mesme islame “Medreseja Isa Beu” do të mund të regjistrojnë studimet universitare në fakultetet e vendit. Me këtë u zgjidh problemi shumë vjeçar për të cilin kishte kërkesa të vazhdueshme me vite të tëra. Urime për medresantët.”, thuhet në komunikatën e Medresesë “Is Beu”! Pra, këta askund nuk e përmendin fjalën “akreditim” dhe as që e fuqizojnë rrenën e Shaqir Fetait, porse, lajmërojnë për një mundësi që ka qenë edhe në kohën e ish-reisul ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi, kur medresantët regjistroheshin pa problem në të gjitha fakutetet e universiteteve të vendit!
E gjashta, as Shaqir Fetai dhe as instaluesit e tij nuk e kanë për dert që të rrejnë dhe të luajnë me ndjenjat e myslimanëve të vendit, sepse, më e rëndësishmja për këta është që të fitohet pushteti. Natyrisht, kjo strukturë qeveritare nuk do të mbetet! Do të vie një kryeministër i ri, do të vie një ministër i ri, do të kontestohet vendimi në fjalë (nëse ekziston!) si vendim antikushtetues dhe, sërisht do të vihen barrierat si për medresantët ashtu edhe bogosllovistët!
Me rëndësi është që t’i jepet në dorë një “alet” Shaqir Fetait i cili është i dëshmuar si rrenc profesonist dhe i cili me shumë lehtësi lëshohet në provokim të hoxhallarëve për t’i vënë në funksion të partisë së cilës i ka borxh imoral! Ndërsa, si për dreq, po atë ditë, u publikua lajmi se ish-myftiu i Strugës pranoi aderimin në krahun e Taravarit! Shaqir Fetai nuk mund të gënjejë aq shumë sa ta bind opinionin partiak se, në mesin e hoxhallarëve dhe xhemateve të Strugës ndikimi i Shaqir Fetait është më i madh se sa ai i ish-myftiut!
Një gjë është e qartë: me Shaqir Fetain të gjithë do të dalin humbës, madje edhe ata që e motivojnë për të gënjyer trishtueshëm!