Pala italiane merr në dorëzim kampet
Ka përfunduar puna për qendrat e emigrantëve në Lezhë që do të jenë nën juridiksionin italian. Vendi i parë i pritjes në portin e Shëngjinit ishte gati prej kohësh ndërsa ai në Gjadër iu dorëzua ditën e mërkurë autoriteteve italiane për testimin përfundimtar.
Bëhet fjalë për një qendër për ndalimin e azilkërkuesve me 880 vende dhe një burg me 20 vende. Pritet që këto struktura të nisin nga funksionimi brenda një jave për të mirëpritur azilkërkuesve të parë afrikane të shpëtuar në det që do t’i nënshtrohen ne territorin shqiptar procedurave të përshpejtuara kufitare.