Gjashtë miliardë doza vaksinash antiCOVID-19 janë injektuar në të gjithë botën, megjithatë ende me po aq pabarazi në aksesin ndaj tyre, veçanërisht në vendet e varfra, ndërsa rreth 15 vende tashmë po administrojnë dozat e treta.
“Të paktën 6,008 miliardë doza janë injektuar në të gjithë botën”, sipas një raporti nga burimet zyrtare, i publikuar sot. Vaksinimi në botë ka përparuar me një ritëm të qëndrueshëm për tre muaj: niveli i gjashtë miliardë dozave të injektuara u arrit në 29 ditë, në vazhdën e miliardit të katërt dhe të pestë, të arritur në 30 dhe 26 ditë respektivisht.
Uashingtoni dëshiron që bashkësia ndërkombëtare të vendosë objektivin e 70 për qind të personave të imunizuar plotësisht në secilin vend brenda një viti.
Një prag që SHBA-ja, ku më pak se 55 për qind e popullsisë është vaksinuar plotësisht, nuk e ka arritur ende dhe që vetëm një pakicë e vogël e vendeve, përfshirë shtatë në BE, e kanë kaluar deri më tani, si Franca, Portugalia ose Spanja.