Dy trupa të pa jetë janë gjetur mbrëmjen e së martës në Prizren, të cilët dyshohet se janë vrarë me armë zjarri.
Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se dy viktimat kanë lidhje familjare, janë babë e bijë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala.
“Jemi të njoftuar nga vendi i ngjarjes rreth orës 19:00, janë dy viktima që dyshohet se janë vrarë nga arma e zjarrit, dyshohet se njëri nga ta është zyrtarë policor dhe se të dy kanë lidhje familjare, janë babë e bijë. Të tjera detaje nuk dihen ende, por njësitet e policisë bashkë me prokurorin janë në vendin e ngjarjes për ta zbardhur rastin”, tha Shala për Telegrafin.