Ministri i Financave i landit gjerman të Hesses është gjetur i vdekur, thotë policia.
Trupi i 54-vjeçarit, Thomas Schäfer, u gjet në një linjë hekurudhore afër Frankfurtit të shtunën në mëngjes.
Bazuar në rrethanat, hetuesit supozojnë se politikani i Partisë Demokristiane (CDU) kishte bërë vetëvrasje, tha policia në një deklaratë.
Në fillim të kësaj jave, Schäfer kishte njoftuar ndihmën financiare të shtetit për ata që preken nga pandemia e koronavirusit, raportojnë mediat gjermane.
Në një video mesazh, kryeministri i landit Hesse, Volker Bouffier, thuhet se aludoi në sfidat që ministri Schäfer po përballet në trajtimin e efekteve ekonomike të krizës së koronavirusit.
Politikanët e tjerë gjermanë, përfshirë udhëheqësen e CDU-së Annegret Kramp-Karrenbauer. kanë shprehur tronditjen e tyre për vdekjen e Schäfer./ REL