Policia ka mundur të gjejë motorin skuter të vrasësit të biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur në Shëngjin më 19 Prill.
Motori u gjet nga policia në fshatin Kakarriq të Lezhës në afërsi të banesës së Edmond Haxhia, ky i fundit person i shpallur në kërkim si organizatori dhe financuesi i vrasjes.
Ndërkohë, Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj.
Përveç Edmond Haxhisë, të shpallur në kërkim janë edhe 5 shtetas të huaj; 1 portugez si ekzekutor dhe 4 britanikë.