Shteti meksikan ka vendosur mbi 80 ushtarë dhe helikopterë luftarak në perëndim të Michoacan pas tragjedive të dy ditëve të fundit.
Ditën e hënë një grup kapën në befasi karvanin e policisë duke shkëmbyer zjarr mes tyre. Gjatë saj mbetën të vrarë 13 efektivë, ndërkohë që ata ishin duke zbatuar një urdhër nga gjykata në El Aguaje.
Policia dyshon se pas sulmit qëndron kartela Jalisco Nueva Generacion. Vetëm një ditë më pas, në Guerrero mbetën të vrarë 14 qytetarë të armatosur si dhe një ushtar gjatë një shkëmbimi zjarri.
Sipas qeverisë Meksikane, ushtria po ndiqte një operacion në Iguala ndërkohë që personat e armatosur hapën zjarr kundrejt tyre. Ato nuk bëjnë ende të ditur nëse të dy sulmet ishin të lidhura mes tyre.
Kjo ka shkaktuar një situatë emergjente në Meksikë ku presidenti i vendit ka angazhuar ushtrinë dhe forcat e policisë në luftën kundër krimit dhe drogës. Ai gjithashtu fajëson qeverinë e mëparshme që i lejoi të përhapeshin më shumë.