Pas bisediemeve maratonë në Mynih të Gjermanisë, fuqitë botërore kanë arritur marrëveshjen e armëpushimit në Siri, e cila do të hyjë në fuqi pas një jave.
Marrëveshja nuk përfshin grupet xhihadiste të Shtetit Islamik dhe al-Nusras, thënë ndryshe lufta ndaj tyre do të vijojë, kurse armëpushimi vlen për gupet qeveritare dhe forcave rebele kundër tyre.
Vendimi vjen pikërisht në momentin kur ushtria siriane e mbështetur nga sulmet ajrore ruse , ka intensifikuar betejën kundër rebelëve, veçanërisht javët e fundit, në qytetin e Alepos, gjë e cila ka detyruar mijëra njerëz të braktisin shtëpitë e tyre dhe të akumulohen në kampe të posatçme në kufi me Turqinë.
Gjithashtu palët ranë dakord edhe për të zgjeruar dhe përshpejtuar dërgesat e ndihmës në zonat që kanë nevojë në siri.
Qeveria siriane dhe grupet kryesore të opozitës nuk kanë thënë nëse do të zbatojë armëpushimin.
Më shumë se 250,000 njerëz janë vrarë në pothuajse pesë vjet luftë në Siri. Sekretari amerikan i Shtetit Xhon Kerry tha se testi i vërtetë nis tani, nëse palët do të angazhohen të respektojnë marrëveshjen. //Oranews.tv/