Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, në një familje shqiptare, ku kryefamiljari i saj është vetëvrarë duke u hedhur nga një urë.
Shtetasi 42 vjeç i njohur me emrin Berat Jasani, kishte shkuar si refugjat në Gjermani së bashku me familjen e tij në 2015, por autoritetet atje kishin urdhëruar kthimin e tij në Shqipëri, ndërsa vetëm e bija mund të qëndronte pasi ishte specializuar si infermiere.
Kjo ka qenë edhe arsyeja që mendohet se ka çuar në vetëflijime të shqiptarit, pasi kishte kërkuar me ngulm që të merrte leje-qëndrimin në këtë shtet, siç raporton “ikz’.