Gjermania largon Danimarken nga Euro 2024

Gjermania skuadra e dytë që kualifikohet për në fazën tjetër, Danimarka ikën nga Dortmundi pa gola.

Pas Zvicrës, Gjermania është skuadra e dytë që kualifikohet për në çerekfinale.

Në një përballje të fortë me Danimarkën, “Panzerat” arritën të shënojnë dy gola në portën kundërshtare.

Sfida u zhbllokua në minutën e 53, ku Haverc shënon me penallti duke kaluar në avantazh “panzerat”.

Në minutën e 68, ishte Musiala ai që shënoi golin e dytë, duke “hipotekuar” kualifikimin në fazën tjetër.

Leave a Reply