Kancelarja Angela Merkel do të presë në një takim këtë të martë udhëheqësen e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya.
Përpara takimit të saj me Merkel, udhëheqësja Svetlana Tikhanovskaya tha se “Gjermania është një nga vendet më të fuqishme në botë dhe mund të jetë shumë e dobishme” në zgjidhjen e krizës së vendit të saj.
Tikhanovskaya bëri thirrje për mbështetje ndërkombëtare, përfshirë atë të Gjermanisë, midis krizës aktuale politike në vendin e saj, gjatë një interviste për DË.
Ajo tha se mbështetja e Gjermanisë është edhe më e rëndësishme pasi është “një nga vendet më të fuqishme në botë”.
“Gjermania dhe udhëheqësit e saj mund të jenë jashtëzakonisht të dobishëm në këtë situatë.”