Greenpeace akuzon qeverinë gjermane për shkelje të përsëritura të kritereve të eksportit të armëve. Ministria e Ekonomisë e merr në mbrojtje politikën gjermane të eksporteve.
Sipas një studimi të fundit të Institutit për Studime për Paqen dhe Konfliktet (HSFK) prej 30 vjetësh, pra që nga fundi i konfliktit Lindje-Perëndim në vitin 1990, qeveritë e ndryshme gjermane kanë miratuar ose madje kanë nisur dhe nxitur në mënyrë aktive eksportet e armëve në vende dhe rajone, ku nuk duhet të ishin dërguar kurrë të tilla.
Në studim thuhet gjithashtu se në shtator 2014, për shembull, policia meksikane përdori pushkë G-36 të prodhuara në Gjermani për të sulmuar me dhunë protestat e studentëve. Demonstrues të shumtë u vranë.
Në rastin e luftës në Jemen ishte Arabia Saudite e ka shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar. Shumë armë lufte dhe armatime të tjera që Arabia Saudite kishte përdorur në Jemen ishin të prodhimit gjerman.
Lipset një ligji më i rreptë për eksportin e armëve
“Armë gjermane shfaqen në mënyrë sistematike në zonat e luftës dhe në duart e diktatorëve,” tha eksperti për çarmatimin pranë organizatës Greenpeace Alexander Lurz. “Ne kemi nevojë urgjente për një ligj të rreptë për eksportin e armëve që ndalon eksportin në vendet e treta dhe i jep fund këtij erozioni të qëllimshëm dhe sistematik të direktivave për eksportin.”
Ministria Federale e Ekonomisë kumtoi për gazetën “Welt am Sonntag” se Gjermania ndjek një politikë kufizuese në eksportin e armëve. Ajo karakterizohet nga “një shqyrtim i kujdesshëm dhe individual i çdo rasti”. Një “analizë e përgjitshme e bazuar vetëm shifrat e vendimeve të miratimeve” nuk është një kriter përshtatshëm për të vlerësuar rreptësinë dhe kufizimet në eksportin e armëve.
Detajet mbahen sekret
Eksporti i armëve të luftës nga Gjermania u rrit përsëri këtë vit. Vlera e armëve të luftës të eksportuara nga Gjermania në katër muajt e parë të vitit 2020 ishte më shumë se 492 milion euro.
Qeveria federale i mban detajet sekret. Në ndryshim nga viti 2019 qeveria federale gjermane i shpalli këtë vit si sekrete detajet mbi çështjen e eksporteve të vërteta për në vendet e treta – duke iu referuar një “riidentifikimi të mundshëm të kompanive të prekura” dhe “mbrojtjes së sekretit të tregtisë dhe të biznesit”./DW/