Gjermania ka vendosur të shtyjë edhe me 1 vit ndihmën ekonomike që po jep për punëtorët të cilët janë prekur nga pandemia e Covid-19.
Partitë e koalicionit qeverisës ranë dakord gjithashtu që të vazhdojë skema e ndihmës financiare edhe për biznesin e vogël dhe të mesëm.
Ekonomia gjermane pati një tkurrje me 9.7% gjatë muajve Prill-Maj-Qershor, që korrenspondon edhe me periudhën e izolimit nga pandemia.
Vendimi për zgjatjen e ndihmës ekonomike për kategoritë e prekura nga pandemia e koronavirusit, u mor pas 7 orësh diskutimesh mes partive të koalicionit qeverisës.
Sipas kësaj skeme financiare, bizneset do të reduktojnë oraret e punës për punëtorët, por do të vazhdojnë t’i mbajnë të punësuar.
E njëjta skemë është përdorur nga qeveria gjermane edhe në periudhën 2008-2009 gjatë krizës së papunësimit në Gjermani, dhe ka rezultuar e suksesshme.