Gjobiten prodhuesit e makinave/ BMW, Volkswagen, Audi dhe Porsche bënë marrëveshje të fshehtë

Komisioni Evropian ka gjobitur me rreth 875 milion euro kompanite e makinave BMW, Volkswagen, Audi dhe Porsche për shkelje të ligjit të konkurencës, duke bashkepunuar per zhvillimin teknik në fushën e pastrimit të oksidit të azotit.

Në këtë shkelje ishte përfshirë edhe kompania Daimler, por për shkak se i tregoi komisionereve funksionin e kartelit, ndaj saj nuk u mor asnjë masë ndeshkuese.

Zëvendës presidetja ekzekutive e Komisionit në një deklaratë, sqaroi se pesë kompanitë prodhuese të automjeteve bashkëpunun për të krijuar një teknologji të re  për uljen e ndotjes, përtej asaj që kërkohet nga standartet evropiane.

Nga viti 2009 deri ne vitin 2014, kompanitë kishin rënë dakord që të mos garonin në prodhimin e teknologjive për pastrimin e gazrave të dëmshëm. Ato arritën një marrëveshje përmes së cilës shkëmbenin informacioneve të ndjeshme tregtare për këto elementë. Por kjo, binte në kundërshtim me ligjet e unionit që nuk lejojne cënimin e tregut të lirë e të konkurencës.

Të gjitha palët pranuan përfshirjen e tyre dhe ranë dakord për të zgjidhur çështjen.

Kjo është hera e parë që Komisioni jep një dënim të tillë për formimin e karteleve tregtare, në dëm të kompanive të tjera të mëdha si Ford, apo firmave te tjera të prodhimit franceze dhe italiane.

Leave a Reply