Gjykata për Drejtësi në Bashkimin Europian ka vendosur që Jean-Marie Le Pen, themelues i ekstremit të djathtë në Francë, Fronti Nacional, duhet t’i kthejë 320 mijë euro Parlamentit Europian, për moshlyerjen e disa pagave të asistentëve të tij.
Parlamenti Europian e miratoi vendimin në vitin 2016, por Le Pen e apeloi në gjykatë. Ai duhet të kthejë fondet e alokuara nga Parlamenti i BE-së në vitet 2009-2014, të paguara gabimisht nga fondet e parlamentit për ndihmësit e partisë.
Sipas vendimit të gjykatës, Le Pen duhet të rimbursojë shpenzimet e gjyqit, përfshirë edhe tarifën për procesin e përshpejtuar. Një masë e ngjashme është marrë ndaj Bruno Gollnisch, një anëtar i Parlamentit Europian nga Fronti Nacional francez, i cili duhet të kthejë 276 mijë euro.
Le Pen e themeloi Frontin Nacional në vitin 1972 dhe e drejtoi deri në vitin 2011, kur vendin e tij e zuri e bija, Marinne Le Pen.