Varshava duhet t’i paguajë 500 mijë euro në ditë Brukselit pasi nuk mbylli minierën e qymyrit
Gjykata Europiane e Drejtësisë ka vendosur që Varshava t’i paguajë Brukselit 500 mijë euro në ditë sepse dështoi në mbylljen e një miniere qymyri në kufirin mes Republikën Çeke. Praga kishte ngritur shqetësimin se miniera kullon ujërat nëntokësore dhe dëmton komunitetet përtej kufirit.
Miniera Turow që futi në sherr të dy shtetet fqinje ndodhet në jug-lindje të Polonisë, afër kufirit me Republikën Çeke dhe me Gjermaninë.
Në muajin Janar, qyteti gjerman Zittau, përtej kufirit nga miniera Turow e paditi Poloninë në të njëjtën gjykatë me të njëjtat akuza.
Polonia nga ana tjetër, mbështetet në qymyr për nevojat e saj energjitike prandaj e injoroi urdhrin e mëparshëm të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, duke shprehur se do arrinte një marrëveshje me Çekinë fqinje.
Polonia gjeneron rreth 70% të energjisë elektrike nga qymyri dhe ishte i vetmi vend i BE-së në vitin 2019 që nuk u angazhua për uljen e emetimeve neto të gazit serë në zero deri në vitin 2050.