Gjykata Speciale është duke vazhduar thirrjen për intervistim të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku i ftuari radhës është edhe gjeneral Alush Agushi, i njohur si “Mala”.
Kështu bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social të Facebook, vëllai i tij Ramush Agushi.
Sipas tij, asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë luftën e UÇK-së.
“Gjykata Speciale në përmbushjen e misionit të saj po i vazhdon thirrjet e të gjithë çlirimtarëve tanë. Sot është ftuar në intervistim edhe Gjeneral Alush Agushi( Mala), vëlla ashtu si ti dhe shumë çlirimtarë të tjerë do të triumfoni edhe përballë kësaj pa drejtësie, sepse kontributi juaj për vendin nuk ka të bëjë me kurrfarë krimi, misioni juaj ishte çlirimi i Kosovës. Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë luftën e UÇK-së, e cila ishte më e pastër se loti. Dalsh faqebardhë Gjeneral Mala, bashkë me shokë. Krenar me Ty”, ka shkruar Agushi.