Gjykata belge ka pranuar kërkesën e Mark Frrokut, depozituar këtë të enjte, për të qenë i pranishëm në gjyqin ndaj tij në Bruksel, më 19 tetor. Lajmi është bërë i ditur nga vetë avokati i Frrokut, Saimir Vishaj.
Në këtë kërkesë të depozituar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Bruksel këtë të enjte, Mark Frroku shprehet se jep pëlqimin që të jetë i pranishëm e mos të gjykohet në mungesë atje për dyshimet e vrasjes së kryer në bashkëpunim në mars 1999.
Gjyqësorit belg i kërkohet nga deputeti gjithashtu që të njoftohen zyrtarët e burgjeve në Shqipëri dhe të paraburgimit 302, si edhe autoritetet shqiptare për të bërë të mundur dërgimin e tij në Belgjikë.
Më 21 gusht, Gjykata e Lartë shqiptare refuzoi kërkesën e deputetit kristian demokrat për të ndryshuar masën e sigurisë.