Pas marrjes së Notës verbale me të cilën Athina sot do ta informojë Shkupin se janë ratifikuar Marrëveshja e Prespës dhe protokolli për anëtarësim në NATO, dhe përmbushja e të gjitha kushteve juridike për hyrjen në fuqi të marrëveshjes përfundimtare dhe amendamentet kushtetuese, fillon zbatimi i emrit të ri Republika e Maqedonisë së Veriut.
Në Gazetën Zyrtare do të publikohet data e hyrjes së fuqi të amendamenteve kushtetuese dhe ligjit kushtetues.
Pastaj, siç paralajmëroi MPJ, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Greqisë do të dorëzojnë letër të përbashkët deri te sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guteresh për datën e hyrjes në fuqi të marrëveshjes përfundimtare, me çfarë i jepet fund kontestit dypalësh shumëvjeçar midis të dyja vendeve.
Pastaj për ndryshimin e emrit do të informohen edhe Sekretariati i OKB-së, vendet anëtare, vendet vëzhguese të OKB-së, si dhe të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare.
Ndërkohë, kanë filluar edhe praktikat të përgatitura për zbatimin e emrit të ri. Nga godina e Qeverisë tashmë është hequr mbishkrimi “Qeveria e Republikës së Maqedonisë”.
Qeveria formon Grup ndërdiaksterial i cili duhet të përpilojë Plan veprues nacional për zbatimin e masave dhe aktiviteteve të mëtejshme, ndërsa në afat prej shtatë ditëve institucionet shtetërore, vendkalimet kufitare dhe përfaqësitë konsullore diplomatike do të duhet t’i ndërrojnë tabelat me emrin e ri të shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut.
Nga Qeveria nuk presin probleme nga institucionet shtetërore gjatë përdorimit të emrit të ri të shtetit.
Përdorimi i emrit të ri të shtetit do të harmonizohet edhe me Ligjin për përdorimin e gjuhëve që do të thotë se tabelat do të shkruhen edhe në gjuhën shqipe sepse, siç deklaroi para pak kohe zëdhënësi qeveritar Mile Bishnjakovski, shqiptarët janë 20 për qind në nivel shtetëror.
Rekomandimet për ndryshimin e tabelave do të marrin edhe njësitë e vetëqeverisjes lokale, ndërsa sektorët dhe shërbimet për marrëdhënie me opinionin e institucioneve shtetërore dhe publike do të marrin drejtime për përdorimin e emrit kushtetues./MIA/