Një roje i Konsullatës Franceze në Arabinë Saudite është goditur me thikë, në ditën kur në Francë ka pasur dy sulme nga të cilat u regjistruan 3 viktima.
Agresori u arrestua në Xhedah, sipas mediave vendase, ndërsa roja është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Sulmet po vijnë pas zemërimit që shkaktoi në botën myslimane mbrojtja që Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri karikaturave të Profetit Muhamed.