Si sot 15 vite më parë u zhvillua përballja mes Nuri Seferit (1976) dhe Sasha Mitrevskit (1977). Ky i fundit, kurr më nuk u paraqit në ringun profesionist.
Nuri Seferi në boksin profesionist ka debutuar qysh më 31.03.1999, kurse përballjen e fundit e kishte më 25.05.2019 ku doli fitues kundër gjermanit Rad Rashid.
Ishte e paralajmëruar edhe një përballje e Seferit për 20 dhjetor, por ajo u anulua. Më 17.12. 2019 përmes fb, Nuri Seferi njoftoi si vijon: “Të dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ndeshja të premtën më 20 dhjetor në Poloni u anullua për shkak se kundërshtari im ka marrë një ofertë në Afrikë për të boksuar për kampion Bote në versionin WBC. Pas një periudhe të gjatë që jam stërvitur intesivisht dhe me padurim e kam pritur ndeshjen, dua ti kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve dhe të më mirëkuptojnë, janë gjëra që ndodhin në sport. Por dua tju njoftojë se e gjithë përgatitja ime disa mujore nuk do shkojë dëm pasi më 18 janar do boksojë në Hamburg. Edhe njëherë dua tju kërkojë ndjesë dhe të më mirëkuptoni “
Në vazhdim e keni linkun e përballjes së zhvilluar më 26.12.2005.