Teknologjia e re do të jetë e disponueshme, në parim, në telefonët Pixel të kompanisë, por ata po kërkojnë ta zgjerojnë atë për këdo që përdor Android.
Google njoftoi këtë të enjte se telefonat e saj Pixel do të shtojnë një funksion duke filluar nga muaji mars, që do të lejojë kamerat e saj të matin rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjes të përdoruesve duke përdorur teknikat e inteligjencës artificiale (AI).
Softueri i ri do të lejojë që matjet e zemrës dhe frymëmarrjes të maten përmes lenteve të kamerës së telefonave inteligjentë.
Aplikacioni më pas gjurmon ndryshimet në ngjyrën e lëkurës për të matur rrjedhën e gjakut. Për këtë, ajo përdor fotopletizmografinë, të njëjtën teknologji si aplikacionet që përcjellin ndryshimet në ngjyrën e lëkurës për të zbuluar sinjalet biologjike.
Në një takim me gazetarët, firma Mountain View, California shpjegoi se edhe pse fillimisht funksioni do të jetë i disponueshëm vetëm për Pixel, qëllimi i tij është ta zgjerojë atë në telefonat e tjerë që përdorin sistemin operativ Android.
Për rrahjet e zemrës , do të jetë e mjaftueshme të vendosni majën e gishtit në pjesën e pasme dhe pajisja do të ofrojë një rezultat të bazuar në ndryshimet e ngjyrave të prodhuara nga qarkullimi i gjakut.
Google paralajmëroi se këto sisteme matëse nuk janë krijuar për të kryer diagnoza mjekësore, por që funksioni i tyre është vetëm të ndihmojë njerëzit që dëshirojnë të përmirësojnë zakonet e tyre të shëndetit dhe mirëqenies.
Sipas faqes së teknologjisë Fast Company, në të ardhmen Google mund të kërkojë miratimin e teknologjisë së saj nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave si një pajisje mjekësore.
Këto funksione të reja do të jenë pjesë e aplikacionit Google Fit dhe përdoruesi do të jetë në gjendje të mbajë matjet në telefon për të vëzhguar evolucionin e tyre me kalimin e kohës.