Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se Mali i Zi nuk ka votuar kundër Kosovës në Këshill të Evropës, por kjo votë ka qenë e një deputeteje që përfaqëson një subjekt politik.
“Nuk ka votuar Mali i Zi kundër Kosovës. Por një deputete që përfaqëson një subjekt politik, ka shprehur qëndrimin e subjektit politik. Vota e saj nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Malit të Zi. Por vota si kjo është i rëndësishëm është intensifikimi. Votimi i Serbisë nuk ka qenë risi për neve, pa qëllim ata i kanë bërë nder Kosovës”, tha ai.
Ndërkaq, ministrja për Çështje Evropiane, Maida Gorçeviq theksoi se kjo votë nuk flet për qëndrimin e Malit të Zi ndaj Kosovës. Ajo shtoi se do të përkrahet Kosova drejtë KiE-së, në Këshillin Ministror i cili mbahet në muajin maj.
“Në këtë rast dua të përkujtoj se pavarësisht për drejtat e subjektit politik, por shumica e parlamenteve kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni. Me këtë marrëveshje parashihet përkrahja e Kosovës. Dua të nënvizoj Mali i Zi në këshillin ministror, në maj, do të përkrahë Kosovën”, tha ajo. /kosovapress