Nga vendimi përfitojnë edhe shtetasit shqiptarë
Qeveria greke ka vendosur të lejojë hyrjen në vend të të gjithë personave të vaksinuar nga vende të tjera, pavarësisht se çfarë doze kanë marrë.
Ministrja e Shëndetësisë u tha gazetarëve se do të pranohen edhe personat që kanë marrë vaksina ruse apo kineze që nuk janë njohur ende nga Agjencia Europiane e Barnave.
Ky vendim ndihmon edhe shtetasit shqiptarë që janë vaksinuar me Sinovac apo Sputnik.