Ushtria izraelite ka hapur zjarr ndaj një gruaje palestineze duke e varë atë në kryqëzimin Qalandia, në veri të zonës së pushtuar të Jerusalem, njoftonte agjencia palestineze e lajmeve WAFA.
Gruaja u identifikua si 27 vjeçarja Ibtisam Khaled Kaabneh, dhe u la të humbiste gjak në asfaltin e postbllokut, teksa ushtarët nuk lejonin ambulancat t’i afroheshin për ta ndihmuar.
Kaabneh ishte nënë e një fëmije dhe më parë e burgosur politike në burgjet Izraelite.
Ajo ishte arrestuar në 2015 nga ushtria izraelite dhe u mbajt në burg për 18 muaj.
Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë informacione të mëtejshme mbi ngjarjen shokuese, ndërsa ato palestineze e quanin gruan “martire të përpjekjes për çlirim nga regjimi sionist”.