Në Gjykatën në Selanik sot duhet të mbahet gjykimi i ish-shefit të Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevskit dhe të punësuarit në DSK, Nikolla Boshkoskit
Kundër të cilëve autoritetet e Maqedonisë kanë shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar, lajmëruan mediat greke. Ata të premten e kaluar janë nxjerrë para Gjykatës së Selanikut për shkak të posedimit të dokumenteve të rreme të udhëtimit, por gjykimi është anuluar për sot për shkak të mospasjes së përkthyesit nga gjuha greke në atë maqedonase. Grujevski dhe Boshkoski akuzohen nga Prokuroria Speciale Publike për përgjime të paligjshme dhe për shkatërrimin e sistemeve të përgjimit, raste të njohur si “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa 2”. Që të dy u arrestuan nga ana a policisë greke në aeroportin në Selanik, më 18 tetor, gjatë tentimit