Grupi i parë i ushtarëve ukrainas ka përfunduar stërvitjen në një bazë të Shteteve të Bashkuara në Gjermani.
Sipas Pentagonit, një grup i dytë tashmë është duke u stërvitur në kursin pesë-javor që do t’u mësojë trupave manovrën, stërvitjen mjekësore dhe bazën e ushtarëve.
Grupi i parë prej 635 ukrainasve përfundoi kursin në Zonën e Trajnimit Grafenwoehr, sipas një deklarate nga sekretari i shtypit i Pentagonit, Brig, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Batalioni ukrainas u stërvit gjithashtu në automjetin luftarak të këmbësorisë Bradley.
Trajnimi filloi në mes të janarit, pjesë e një programi të zgjeruar të ShBA-së për të përgatitur forcat ukrainase për të luftuar.
Më parë, ShBA-ja kishte ofruar trajnime në shkallë më të vogël për sistemet individuale të armëve, si raketat HIMARS.
Përveç kësaj, 890 trupa të tjera ukrainase do të fillojnë stërvitjen në automjetet luftarake Stryker javën e ardhshme.