Ushtria e Birmanise ka marrë pushtetin dhe ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për një vit pas ditëve të përshkallëzimit të tensionit mbi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të nëntorit.
Aung San Suu Ky, udhëheqësja de facto e vendit, Presidenti Win Myint dhe anëtarët e tjerë të lartë të partisë Lidhja Kombëtare për Demokracinë u arrestuan të hënën në kryeqytetin, Naypyidaw.
Një video e transmetuar në televizionin në pronësi të ushtrisë tha se pushteti iu dorëzua Gjeneralit të Lartë Min Aung Hlaing, komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura, duke përmendur “parregullsi të mëdha” në votimet e nëntorit.
Marrja e pushtetit erdhi ndërsa Parlamenti – në të cilin partia e opozitës e mbështetur nga ushtria i jep 25 përqind të vendeve – ishte vendosur të mblidhej në Mianmar, i njohur gjithashtu si Burma.
Myo Nyunt, zëdhënësi i Lidhjes Kombëtare për Demokraci (NLD) qeverisëse tha më herët të hënën, se Aung San Suu Kyi, Presidenti Ëin Myint dhe udhëheqës të tjerë ishin arrestuar në orët e para të mëngjesit.
Më vonë të hënën, NLD tha se Aung San Suu Kyi i bëri thirrje popullit të mos pranojë grushtin e shtetit dhe të protestojë.
“Aksionet e ushtrisë janë veprime për ta vendosur vendin përsëri nën një diktaturë,” tha NLD në një deklaratë që mbante emrin e liderit Aung San Suu Kyi. “Unë i nxis njerëzit të mos e pranojnë këtë, të përgjigjen dhe me gjithë zemër të protestojnë kundër grushtit të shtetit nga ushtria”, tha liderja e partisë që fitoi zgjedhjet parlamentare.