Shefi i jashtëm i Hamasit, Meshaal tha se axhenda e qeverisë izraelite është të forcojë kontrollin e saj mbi Bregun Perëndimor të pushtuar dhe të dëbojë banorët e saj palestinezë në Jordani
Shefi i jashtëm i Hamasit, Khalid Meshaal tha se axhenda e qeverisë izraelite është të forcojë kontrollin e saj mbi Bregun Perëndimor të pushtuar dhe të dëbojë banorët e saj palestinezë në Jordani, transmeton Anadolu.
Sipas deklaratës së publikuar në faqen zyrtare të Hamasit, Meshaal bëri një vlerësim për dhunën e kryer nga Izraeli ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor, në një deklaratë për kanalin e Katarit “Al Araby TV”.
Duke thënë se qeveria aktuale izraelite “e sheh Jordaninë si një atdhe alternativ”, Meshaal tha: “Axhenda e qeverisë ekstremiste sioniste është të forcojë dominimin e saj në Bregun Perëndimor dhe të dëbojë njerëzit e saj në Jordani”.
Duke iu referuar vitit të parë të operacionit “Përmbytja e Al-Aksës”, i cili filloi nga Hamasi më 7 tetor 2023, Meshaal tha se rezistenca në Palestinë mbron sigurinë kombëtare arabe.
“Izraelitët donin të thernin lopë të kuqe (sakrificë) në Kupolën e Shkëmbit për të filluar shkatërrimin e xhamisë Al-Aksa dhe keqtrajtimin e të burgosurve në burgje. ‘Përmbytja e Al-Aksës’ u iniciua si një shprehje e refuzimit të Izraelit dhe praktikave të tij, dhe një përpjekje për të ndryshuar planet e Izraelit”, tha ai.
Meshaal theksoi se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu iku në frontin libanez për të rifituar një pjesë të imazhit të parandalimit që nuk mundi të fitonte në Rripin e Gazës dhe nuk arriti asgjë për një vit.