Hapet kanal i ri në Detin Baltik: Anijet nuk kalojnë më nga territori rus!

Polonia po ndërton një kanal të ri në mënyrë që anijet që lundrojnë në drejtim të Detit Baltik të mos jenë të detyruara të kalojnë nëpër ujërat territoriale ruse.

Në mes të muajit shtator, kryeministri polak Mateusz Moraëiecki dhe presidenti i shtetit Andrzej Duda inaguruan në bregdetin polak një kanal, që lidh portin e Elblagut me Detin Baltik. Kanali është një e çarë 1,3 kilometra e gjatë nëpër Vistula Spit, një rrip i gjatë gadishulli, një pjesë e të cilit ndodhet në Poloni, kurse pjesa tjetër në enklavën ruse të Kaliningradit. Kanali do t’u kursejë anijeve në të ardhmen një rrugë 60 kilometra të gjatë, që kalon nëpër ujërat territoriale ruse në afërsi të portit Baltijsk, në Kaliningrad.

Midis Polonisë dhe Rusisë ekzistojnë marrëveshje që rregullojnë kalimin nëpër rrugët ujore, por shpesh qarkullimi pa problem në këtë rrugë varet nga moti në Poloni. Kjo varësi nuk do të ekzistojë më në të ardhmen, këtë gjë shpreson qeveria polake. Duke pasur parasysh sulmin rus ndaj Ukrainës dhe marrëdhëniet e keqësuara shumë së fundi midis Polonisë dhe Rusisë, Kanali duket se ka ardhur në momentin e duhur.

Por projekti ka kohë që është duke u planifikuar dhe diskutuar. Segmenti i parë i ndërtuar i kanalit u hap më 17 shtator 2022, pikërisht në ditën e përvjetorit të sulmit sovjetik ndaj Polonisë – një ditë simbolike. Pak ditë pas sulmit gjerman më 1 shtator 1939 ndaj Polonisë, Ushtria e Kuqe pushtoi territoret lindore polake, duke u bazuar në një shtesë sekrete të Paktit midis Hitlerit dhe Stalinit.

Dhe tani, pikërisht 83 vjet më vonë, kryeministri polak Moraviecki me krenari ditën e inagurimit postoi një mesazh në tëitter duke thënë: “Kanali për lundrimin e anijeve nëpër Vistula Spit që po hapet sot, është një rrugë drejt lirisë, rrugë e shanseve dhe e mundësive të reja. Në përvjetorin e 83-të të sulmit të Bashkimit Sovjetik ndaj Polonisë ne marrim në mënyrë simbolike edhe kështjellën e fundit për të arritur pavarësinë nga Rusia.”

Leave a Reply