Hapet sot Rruga e Arbrit

Shkurton ndjeshëm udhëtimin drejt Peshkopisë

Hapet sot për udhëtarët Rruga e Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën. Me pamjet e këtij projekti Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për 29 Nëntorin, festën e Çlirimit.

Punimet për segmentin 61.4 kilometra të gjatë dhe që kanë kushtuar 253 milionë Euro nisën që në vitin 2009, por për shkak të vështirësive që hasi projekti, përfundimi u shty disa herë.

Pjesa më e vështirë ka qenë segmenti nga Ura e Brarit deri në Qafën e Murrizit ku tuneli nuk do të jetë ende funksional.

Autoritetet e kanë zgjidhur lëvizjen e aty me anë të një By-Passi. Përveçse një rrugë me standarde kjo nyje e re ofron edhe një panoramë të bukur për përdoruesit e saj.

Leave a Reply