Haradinaj, Limaj e Ymeri paralajmërojnë protesta të reja, s’tregojnë datën

 

Tre liderët e partive opozitare kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave kundër Qeverisë. Mirëpo, s’kanë treguar datën e protestave të reja. Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e Visar Ymeri kanë thënë se Qeveria duhet të largohet për t’iu hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

Krerët e tri partive opozitare në vend sot deklaruan se nuk do të ndalen duke protestuar.Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se qytetarët dje i treguan qeverisë se nuk ka legjitimitet.

“Qytetarët erdhën dje që ti tregojnë kësaj qeverie se nuk ka asnjë legjitimitet. Protesta e djeshme tregon se Isa Mustafa e Hashim Thaçi nuk janë kryeministra e ministra”, ka thënë Ymeri duke shkruar se protestat nuk do të ndalen.

“Protestat nuk do të ndalen, mirëpo ende nuk kemi datë për protestën e ardhshme”, ka thënë Ymeri.

Edhe kreu i NISMAS për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se protesta e djeshme ishte madhështore në të cilën qytetarët përçuan dy mesazhe.“Një protestë madhështore që ishte dje nuk mund ta zbeh asgjë. Dje u përçuan dy mesazhe. Që nuk duron populli udhëheqës që kanë shkel kushtetutën”, ka deklaruar Limaj, transmeton zeri.info.

E në anën tjetër, edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se me protestën e djeshme, qytetarët kërkuan që kjo qeveri të shkarkohet.

“Dje kam qenë i emocionuar ti drejtohem asaj mase. Kosova është keq dhe dje qytetarët i thanë kësaj Qeverie të shkoj”, ka thënë Haradinaj, raporton zeri.info.

Leave a Reply