Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, se me qasjen e tyre të gabuar kanë dobësuar pozitën e Kosovës kundrejt Serbisë.
Ai i bëri këto komente duke reaguar ndaj intervistës së kryetarit të parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, dhënë Zërit të Amerikës.
“Mendoj se e ka qasjen shumë të gabuar Veseli dhe Thaçi edhe këta që e kanë dobësuar Kosovën në masën sa e kanë dobësuar sa që Serbia sot me të qit kushte ty për të ardhur në tavolinë të dialogut me ty. Kush e ka sjellë gjendjen e Kosovës deri këtu, e ka sjell kush ka udhëhequr me vendin. Këta njerëz e kanë udhëhequr vendin deri sot, është një situatë e re, kanë ardhur logjika të reja që i përfaqësoj unë në këtë rast që nuk pranoj për të më vendosur kushte Serbia për t’u ulur në dialog. Njëkohësisht, nuk e jap tregun shtetit që më mohon dhe rrezikon. Ky është një dallim substancial në qasje nëse këtë dëshirojmë ta shpjegojmë ndryshe se si flasim ne me Amerikën, vërtet ne flasim me Amerikën si me familje, por familjes duhet treguar ku po të dhemb”.
Haradinaj është shprehur kategorik kundër heqjes së taksës ndaj mallrave serbe, duke thënë se nuk ia jep tregun një shteti që ia mohon ekzistencën./VizionPlus/