“Heronj”, Kim Jon Un dekoron ushtarët që luftuan për Rusinë kundër Ukrainës

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka zhvilluar një ceremoni emocionale duke dekoruar trupat që luftuan kundër ushtarëve ukrainas në rajonin Kursk të Rusisë dhe ka vlerësuar me medalje dhe ata që humbën jetën atje.

Imazhet e ceremonisë të publikuara nga media shtetërore, treguan Kim-in e emocionuar duke u dhënë medaljet ushtarëve, ose duke i vendosur ato pranë portreteve të të rënëve, si dhe duke ngushëlluar ata që u kthyen.

Kim tha në një fjalim të cituar nga media koreanoveriore “KCNA“: “Veprimtaritë luftarake të forcave operacionale jashtë vendit… dëshmuan pa asnjë pendesë fuqinë e ushtrisë heroike (verikoreane)”, dhe “çlirimi i Kurskut” dëshmoi “shpirtin luftarak të heronjve”.

Agjencitë e inteligjencës të Koresë së Jugut dhe perëndimore kanë thënë se Koreja e Veriut ka dërguar mbi 10 mijë ushtarë në Rusi në vitin 2024, kryesisht në rajonin Kursk, së bashku me predha artilerie, raketa dhe sisteme raketash me rreze të gjatë. Rreth 600 ushtarë verikoreanë janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur duke luftuar për Rusinë, sipas Seulit.

Leave a Reply