Ushtria izraelite tha se rreth 35 raketa u hodhën nga shteti libanez drejt Kiryat Shmon, një qytet në veri të Izraelit.
Rreth 15 raketa janë rrëzuar nga sistemi izraelit kundër raketave “Iron Dome”, ndërsa të tjerat kanë goditur qytetin duke shkaktuar dëme materiale.
Pamjet e qytetit në flakë po përhapen në rrjetet sociale, raporton timesofisrael.
Grupi libanez Hezbollah ka konfirmuar se ka gjuajtur raketa Katyusha në bazën ushtarake Khirbet Maar pranë kufirit libanez në orët e fundit.
Hezbollahu tha se ushtarët izraelitë po mblidheshin për të riparuar dëmet nga një sulm i mëparshëm kur ata u shënjestruan përsëri dhe pësuan viktima.
Grupi mori përgjegjësinë për shtatë sulme në pozicionet izraelite deri më sot, duke thënë se sulme të tjera kishin në shënjestër qytetin e Kiryat Shmona dhe kazermat Yiftah, ndër të tjera.
Mohammed Raad, kreu i bllokut parlamentar të Hezbollahut, paralajmëroi se “atë që Izraeli po bën sot në Gaza, do ta bëjë në çdo vend që e konsideron të dobët dhe nga i cili ndihet i ndarë dhe i gatshëm të dorëzohet”.