Hezbollah ka hedhur dhjetëra raketa drejt një baze ushtarake në veri të Izraelit, në kundërpërgjigje të një sulmi izraelit në Liban, që vrau një luftëtar të këtij grupi.
Izraeli dhe Hezbollahu këmbejnë zjarr në baza ditore në kufi që kur Izraeli filloi ofenzivën e egër kundë Hamasit dhe palestinezëve në Rripin e Gazës.
Hezbollahu tha se në përgjigje të sulmeve të armikut që sulmuan qytetin Nabatije dhe fshatin Sohmor luftëtarët e tij bombarduan bazën kryesore ajrore dhe të mbrojtjes ajrore të komandës veriore me dhjetëra raketa të llojit Katyusha.
Hezbollahu pretendoi se ka kryer edhe dy sulme të tjera ndaj trupave izraelite dhe pozicioneve të tyre, përfshirë edhe një sulm me dron, ndërkaq agjencia shtetërore e lajmeve në Liban raportoi se Izraeli ka kryer sulme në disa zona në jug të Libanit.
Ushtria izraelite tha përmes një deklarate se afërsisht 35 sulme nga Libani janë identifikuar.
Përderisa po vazhdojnë këmbimet e zjarrit, është rritur frika se lufta në Gazë mund të përhapet në rajon, nëse konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut, që deri më tani ka qenë i përqendruar në zonën kufitare, mund të zgjerohet.