Një dron i ushtrisë izraelite është rrëzuar nga Hezbollahu me raketë tokë-ajër mbi jug të Libanit gjatë mbrëmjes së kaluar.
Këtë e kanë pranuar edhe nga ministria izraelite e Mbrojtjes, në anën tjetër Hezbollahu që mbështetet nga Irani ka njoftuar se kanë arritur të rrëzojnë dronin Elbit Hermes 450 mbi qytetin libanez Aaichiyeh, rreth 13 kilometra larg kufirit me Izraelin.
I njohur ndryshe në terma ushtarake si Zik, fluturakja pa pilot përdoret nga forcat ajrore izraelite – kryesisht për mbikëqyrje dhe sulme.
E Hezbollahu publikoi edhe pamjet, që pretendohet se shfaqin momentin e rrëzimit të dronit me raketë, ndërsa IDF-ja thotë se aeroplanët e saj luftarakë kanë bombarduar zonën nga ku ishte lansuar raketa.
Izraeli vazhdimisht mbikëqyr me dronë pjesën jugore të Libanit, por interceptimi i një numri të madh të tyre është bërë një sfidë për ushtrinë izraelite. /Telegrafi/