Historiani i njohur turk nga Stambolli në dokumentarin “Histori Kosove” të RTK-së ka folur ndër të tjera rreth shqiptarëve dhe konvertimeve fetare të asaj kohe, ku thotë se edhe heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu u kthye në Shqipëri si mysliman, dhe më pas e ndërroi emrin Gjergj dhe luftoj kundër perandorisë. Sipas tij, konvertimet e tilla fetare, atë kohë ishin shumë të zakonshme.
Historiani turk përmend edhe Kosovën, ku thotë se në kohën para pushtimit osman, Kosova ishte e pushtuar nga serbët e dinastive të Nemanjës dhe të Dushanit. Kjo bëri që popullata vendase që ishin shqiptarët të krishterë të detyroheshin të dyndeshin në male, dhe pas pushtimit turk ata u kthyen sërish në kokat e tyre të aneksuara më parë nga pushtuesit sllav. /InforCulture.info