Houthi nuk i ndal sulmet. Ushtria amerikane bën me dije se rebelet kanë goditur një anije tregtare në Gjirin e Adenit. Sipas raportimeve të para, në bordin e anijes nuk ka pasur të lënduar.
Anija, që është e regjistruar në Liberi dhe ishte nën pronësi zvicerane, nuk ka kërkuar ndihmë pas sulmit dhe ka vazhduar rrugëtimin.
Grupi Houthi ka kryer një sërë sulmesh ndaj anijeve në Detin e Kuq që nga nëntori i vitit të kaluar, në mbështetje të palestinezëve pas nisjes së luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit.
Nga ana tjetër në kundërpërgjigje SHBA dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme ndaj bazave të grupit të rebelëve në Jemen.
Sulmet e Houthit kanë penguar tregtinë globale, çka ka detyruar anijet që të ndryshojnë itineraret, duke përdorur rrugë më të gjata, gjë që ka rritur çmimet e transportit.