Meta s’ka lidhje me akuzat e fabrikuara politikisht’/ Ish-kreu i Bashkësisë Fetare Islame të RMV reagon ndaj shpifjeve të mediave të Rilindjes

Në një postim të fundit në rrjetin e tij social Facebook, ish-kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi, ka reaguar ashpër ndaj shpifjeve të publikuara nga disa media shqiptare.

Ai ka mohuar kategorikisht lidhjen e tij me shkrimet e publikuara në gazetën “Tema” të Mero Bazes dhe në portalet e tjera të cilat ai i cilëson si të afërta me qeverinë “Rilindja”. Në postimin e tij, Rexhepi shkruan:

POSTIMI I PLOTË:

Shpifjet ordinere të publikuara nga gazeta “Tema” e Mero Bazes dhe portalet e tjera të “Rilindjes” në Shqipëri nuk kanë asnjë lidhje me emrin tim dhe me Presidentin Ilir Meta dhe as nuk janë shkruar nga unë.
Kurrë nuk kam bërë një akuzë kaq ordinere ndaj Presidentit Ilir Meta, përkundrazi u qëndroj të gjitha vlerësimeve publike që kam bërë për të, si një burrë shteti që qëllim të vetëm të angazhimit të tij politik ka patur mbrojtjen e interesit kombëtar dhe çështjes shqiptare.
I përgënjeshtroj me përbuzje shpifjet e fëlliqura të mediave të “Rilindjes” dhe u kërkoj të fshijnë urgjentisht artikujt dashakeq, në të kundërt jam i detyruar të ndjek rrugën më të ashpër ligjore ndaj tyre.
Presidenti Ilir Meta është një burrë shteti, patriot dhe mbrojtës i paepur i interesit kombëtar, mik i imi dhe i familjes time dhe që kurrë, në asnjë rrethanë dhe në asnjë moment, nuk ka lidhje me akuzat politike të fabrikuara kundër tij duke keqpërdorur emrin tim.

https://www.facebook.com/share/p/KZP8aqyLsnonCwDo/?mibextid=oFDknk

Leave a Reply