I dënuari nga GJNP Netanyahu, porosi iranianëve: Unë jam me ju, zgjohuni kundër regjimit

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, Benjamin Netanyahu, u bëri thirrje qytetarëve iranianë të ngrihen kundër regjimit aktual në Teheran, duke e cilësuar atë si “të lig” dhe “shtypës”.

“Ka ardhur koha që ju të bashkoheni rreth flamurit tuaj dhe trashëgimisë suaj historike. Të ngriheni për lirinë tuaj kundër një regjimi të keq dhe shtypës që nuk ka qenë kurrë më i dobët se sot. Kjo është mundësia juaj për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet”, tha ai me tone të ashpra drejtuar popullit iranian.

“Unë jam me ju. Populli i Izraelit është me ju”, përfundoi fjalimin e tij, duke dhënë një mesazh mbështetjeje për iranianët që mund të ndihen të shtypur apo të pafuqishëm nën regjimin aktual.

Leave a Reply